Ani pse kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje në korrik të këtij viti, benefitet dhe pagat për deputetët, ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët politikë po vazhdojnë t’i marrin me rregull.
Ajo për çka u karakterizua kjo Qeveri e Ramush Haradinajt ishin padyshim numri i madh i zëvendësministrave dhe këshilltarëve politikë, e mos të flasim për stafin, asistentët e shumë pozita të shpikura gjatë këtij 2 vjeçari Qeverisje.
Të gjitha përfitimet ku do të përfshihen paga dhe gjëra të tjera do t’i gëzojnë deri më 27 gusht të 2020 mbi 80 zëvendësministra dhe mbi 100 këshilltarë politikë të Qeverisë Haradinaj.
70 për qind të pagës për gjashtë muaj edhe pas përfundimit të mandatit, do të ju takon atyre pas mandatit që kanë përfunduar.
“Zëvendësministri, i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar prej gjashtë muajsh në vlerë të 70% të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin”, thuhet në nenin 30 të Ligji për Pagat në sektorin publik, i miratuar në shkurt, që është paraparë të hyjë në fuqi nëntë muaj pas miratimit, parasheh pagesën kalimtare edhe për zëvendësministrat, transmeton Gazeta Metro.
80 zëvendësministrat që do të marrin këtë kompensim të pagës, për 6 muaj pas përfundimit të mandatit, kjo do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 400 mijë euro.
Kujtojmë se pas vendimit të ish-kryeministrit Haradinaj për t’ia rritur pagën vetes dhe stafit të tij në dhjetor të 2017’s, një zëvendësministër është paguar në vlerën prej 1.150 eurosh, kurse pas përfundimit të mandatit ata do të marrin hiç më pak se 800 euro për periudhën e paraparë sipas ligjit.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…