Vazhdon aksioni “Brezovica”, Njësia Speciale zbarkon në Shtërpcë

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar sot në Shtërpcë. 

Nga Prokuroria e Ferizajit kanë konfirmuar se është duke vazhduar operacioni “Brezovica”.

Deri më tani sot në Shtërpcë janë bastisur shtatë lokacione.

Më 3 mars, janë prangosur shtatë persona të dyshuar për këtë rast, tre ish- zyrtarë të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër persona, pronarë të kompanive private.

Ndërkaq, në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.