POLITIKE

Dështuan keq në Ukrainë: Ish-drejtori i CIA’s tregon për dobësitë e ushtrisë ruse

Gjenerali në pension David Petraeus, i cili komandonte forcat amerikane në luftërat në Irak dhe Afganistan, thotë se rusët po përballen me një ushtri ukrainase që është jashtëzakonisht e vendosur, çuditërisht e aftë dhe novatore, dhe një ushtri që po lufton në territorin e saj për mbijetesën e saj.

David Petraeus i cili ishte dhe drejtor i CIA’s, tha se pushtuesit rusë kanë shfaqur një mori dobësish siç janë: planifikim i gabuar; parashikimet tepër optimiste të inteligjencës për mënyrën se si do të ndodhte konflikti; nënvlerësimi i forcave dhe popullit ukrainas; mirëmbajtja dhe logjistika joadekuate; pajisje ushtarake aspak mbresëlënëse; një mbështetje në rekrutët dhe një paaftësi për të zhvilluar një luftë kibernetike efektive.

Në intervistën për CNN, Petraeus, shtoi se është skeptik nëse rusët kanë mjaft forca për të marrë, aq më pak për të kontrolluar, kryeqytetin ukrainas Kiev dhe disa nga qytetet e tjera të mëdha, duke thënë se lufta e vazhdueshme urbane në përgjithësi do të favorizojë ukrainasit.

Megjithatë, ai vë në dukje gjithashtu se rusët kanë kapacitet të madh, për të shkatërruar qytete, objekte civile dhe infrastrukturë, dhe ata do të “rrënojnë” zonat urbane në një përpjekje për të marrë kontrollin.

Petraeus vlerësoi veprimet e administratës Biden dhe aleatëve të saj në javët e fundit dhe vuri në dukje se presidenti rus Vladimir Putin, në vend që ta bënte Rusinë përsëri të madhe, e ka bërë NATO’n përsëri të madhe.

Ai parashikon se rezultati më i mundshëm afatshkurtër i luftës në Ukrainë do të jetë vazhdimi i një moçali të përgjakshme për Rusinë, e cila është kryesisht e pavendosur, edhe pse shkakton humbje gjithnjë e më të mëdha të jetës, infrastrukturës dhe shërbimeve bazë për popullin ukrainas. Megjithatë, ekziston edhe mundësia e një zgjidhjeje të negociuar, pasi Moska dhe Kievi i kanë tashmë përsysh dëmin dhe shkatërrimin që po u bëhet vendeve të tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago