Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka bërë publike bilancin e ri për të infektuarit dhe viktimat nga koronavirusi në Itali.
Brenda 24 orëve në Itali janë regjistruar 4.782 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 110,574.
Brënda ditës kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, 727 persona. Numri total i viktimave shkon në 13,155. Të martën numri i personave që ndërruan jetë ishte 837, kjo do të thotë që të mërkurën kanë ndërruar jetë 110 persona më pak.
Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 80,572 janë raste aktive ndërsa në total të shëruarit janë 16,847.