POLITIKE

​Haradinaj: Kurti rrugës së Maduros që është armiqësuar me SHBA-në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është rrugës së presidentit të Venezuelës, Nicholas Maduro, i cili njihet për raporte të këqija me SHBA-në.

Haradinaj ka thënë se njerëzit rreth Kurtit janë duke e ndërtuar një “Maduro” prej tij, ngase, siç ka thënë ai, ata po e këshillojnë për veprime jashtë-kushtetuese.

“Janë kah e çojnë kah rruga e Maduros. Njerëzit rreth tij janë duke e ndërtuar një Maduro nga Kurti. Njerëzit që i thonë Kurtit “mos e lësho pushtetin” pas rrëzimit nga Kuvendit prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit, ata janë armiq të tij. Nëse nuk i respekton rregullat kushtetuese hyn në një terren tjetër, gabim është ajo rrugë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është shenjë e keqe që Qeverinë Kurti e mbështesin të majtët evropianë, të cilët i ka konsideruar si të ndikuar nga politikat ruse.

“Nuk ka mundësi Qeverisë së Kosovës t’i dalë në mbrojtje një Zhizhek. Nuk ka logjikë që Qeverinë e Kosvës me dalë me mbrojt disa të majtë evropianë. Ata njerëz janë antiamerikanë, antievropianë, ata janë prorusë. Njerëzit që i thonë Kurtit “mos e lësho pushtetin” pas rrëzimit nga Kuvendit prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit, ata janë armiq të tij. Nëse nuk i respekton rregullat kushtetuese hyn në një terren tjetër, gabim është ajo rrugë”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago