POLITIKE

Vazhdon “lufta” e Srpska-s me VV-në: Pse ta njohim ne Kosovën kur ju s’i respektoni simbolet shtetërore

Zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë rekomanduar Listën Srpska që së pari ta njoh shtetin e Kosovës e pastaj të mendojë për futjen e saj në qeveri. Rreth këtyre deklaratave ka reaguar partia e Goran Rakiqit.

Sipas Srpska-s, subjekti i tyre është i ndërgjegjes ndaj popullit serb dhe mbron interesat e saj.

Mirëpo, partia që  është në duart e Aleksandër Vuçiqit ka disa ankesa për partinë e Albin Kurtit, transmeton Indeksonline

Ata thonë se është paradoksale që anëtarët e LVV-së të kërkojnë nga Srpska njohjen e Kosovës kur vet ata se kanë bërë një gjë të tillë.

“…ata e mohojnë Kushtetutën e të njëjtës Kosovë të vetëshpallur, të ashtuquajturat simbole të saj, por edhe të gjitha detyrimet që Prishtina ka ndaj popullit serb, si në ligje në fuqi, ashtu edhe nën detyrimet aktuale ndërkombëtare, flasin për respekt për një shtetësi të Kosovës që rrjedhin nga Marrëveshjet e Brukselit”, thuhet në reagimin e tyre.

Prapëseprapë, do t’iu japim këshilla njerëzve të  Kurtit – “…nuk është kohë e mençur politike të shpenzoni sulme ndaj serbëve”, përfundon komunikata.

Ndryshe, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi në një intervistë theksoi se qeveria e ardhshme mund të formohet edhe pa Listën Serbe.

Bislimi thotë se “Srpska”, para se të mendojë të bëhet pjesë qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duhet të respektojë Kushtetutën dhe të dokumentojë që e njeh Kosovën dhe punon për të mirë e saj.

“Po mund të ketë qeveri edhe pa Listën Serbe. Kushtetuta thotë qartë neni 92.1 se qeveria e Kosovës duhet të qeverisë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Do të thotë që ne e njohim shtetin e Kosovës dhe punojmë për të mirën e këtij shteti. Lista Serbe duhet të na dokumentojë që e njeh shtetin e Kosovës dhe që do të veprojë për të avancuar interesat e Republikës së Kosovës. Ne nuk do të lejojmë që me buxhetin tonë të vijnë njerëz apo grupe të cilët punojnë për të shkatërruar shtetin e vet. Por në këtë konsulacion mendoj që secila palë e ka për obligim me qenë pak më fleksibil dhe kreativ. Me gjet një zgjidhje e cila në afatgjatë duket që ka qenë zgjidhja më e mirë”, ishte shprehur ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

37 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago