BREAKING NEWS

Vdekja e 24-vjeçarit nga Lipjani: Ky është rrëfimi i dëshmitarit që gjeti telefonin e viktimës

Mbrëmjen e së hënës në fshatin Gadime e Ulët në Lipjan është gjetur pa shenja jete Shqipdon Aliu i cili ishte zhdukur para nëntë ditësh. Pas shumë kërkimesh, 24-vjeçari u gjet i vdekur në një gropë, e rrethanat e vdekjes së tij janë ende të panjohura. Express sjell rrëfimin e personit që kishte gjetur gjërat që i përkisnin Shqipdonit e që çuan deri në gjetjen e tij

Të shtunën e 12 tetorit ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Gadime e Ulët e Lipjanit. 24-vjeçari Shqipdon Aliu kishte thënë se po shkon në Prishtinë për t’u takuar me dikë. Mirëpo, ai nuk kishte shkuar atje ku kishte thënë.

Familjarët e brengosur kishin lajmëruar zhdukjen e Shqipdonit pas dy ditësh, pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me të në asnjë mënyrë.

Gjatë kohës kur Shqipdoni po konsiderohej i zhdukur, babai i tij i cili nuk ishte në dijeni për zhdukjen e djalit, vdiq nga sëmundja e rëndë të cilën e kishte.

E në këto rrethana, gjetja e Shqipdonit ishte bërë edhe më e domosdoshme për familjen.

Pas disa ditësh kërkime pa sukses, policia kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Shqipdonin.

Pas nëntë ditësh, Shqipdoni u gjet i vdekur në fshatin e tij të lindjes. Lajmin për gjetjen e tij e konfirmoi policia në mbrëmjen e së hënës.

“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ulët tè Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë. Ekipet e nevojshme policore janë ne vendngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me datën 14 tetor. Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policinë të gjejnë vendndodhjen e personit”, tha për Express Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ahmet Limani ishte personi që kishte rënë në gjurmë të Shqipdonit mbrëmjen e së hënës. Ai kishte gjetur telefonin e tij, një pako cigaresh dhe një shkrepës, në vendin ku më pas do të gjendej edhe trupi i pajetë i 24-vjeçarit.

Limani ka treguar për Express se si ka ndodhur e tërë ngjarja pas gjetjes së gjërave të cilat i përkisnin Shqipdonit.

“E kam gjetë një telefon, një pako cigaresh dhe një shkrepës. Telefoni ka qenë i ndalur, kur kam shku në shtëpi e kam mbushë me bateri dhe kur është ndezë në ekran ka dalë një fotografi e Shqipdonit. Familjarët më kanë thënë se personi që është në fotografi është duke u kërkuar. E kam telefonu dajën e tij, i kam thënë të vijë tek unë. E kemi telefonuar edhe policinë, bashkë me dajën dhe policinë kemi shku në vendin ku e kam gjetur telefonin dhe gjërat tjera, në afërsi të atij vendi policia e ka gjetë edhe trupin e pajetë të Shqipdonit”, ka thënë Limani.


Vendi ku dyshohet se u gjet trupi i pajetë i Shqipdonit

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i Shqipdonit është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, nga ku edhe do të mësohen rrethanat e vdekjes së 24-vjeçarit.

Express mëson se obduksioni ka përfunduar dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë e varrimit i cili do të bëhet sot. I ndjeri pas vetës ka lënë nënën dhe motrën 9-vjeçare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago