Korrespondenti rus i luftës Andrei Babitsky ka vdekur në moshën 57-vjeçare në shtëpinë e tij në Donetsk, në Ukrainën lindore.
Babitsky, një figurë kontroverse, u bë i famshëm kur mbuloi dy luftërat çeçene në emër të Radio Evropa e Lirë. Ai u kap nga forcat ruse dhe iu dorëzua çeçenëve, një shkëmbim që u dënua nga komuniteti ndërkombëtar.
“Raportet e tij provokuan kritika të forta nga autoritetet ruse,” tha stacioni në një deklaratë.
Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Babitsky mbrojti fuqishëm luftën e separatistëve rusishtfolës në Ukrainën lindore, ndërpreu lidhjet me Radion Evropa e Lirë dhe në vitin 2015 u vendos në Donetsk, një nga bastionet e rebelëve. Ai shkroi shumë artikuj duke kritikuar Kievin dhe pozicionet e tij liberale.
Sipas kanalit televiziv Oplot (“Bastioni”) të Rajonit Autonom të Donetsk-ut, ku Babinsky po prezantonte një emision, gazetari “vdiq mbrëmë në banesën e tij”. Media të tjera raportuan se ai vuante nga zemra.
Në vitin 1987 ai filloi të punojë në Radio Evropa e Lirë dhe u shqua kryesisht për pasqyrimin e grushtit të shtetit të vitit 1991. Mes viteve 1994-96, ai pasqyroi luftën e parë çeçene, duke denoncuar vuajtjet e civilëve dhe veprimet e ushtrisë ruse, tema që ishin heshtur në televizionin publik rus. Në vitin 2000, gjatë Luftës së Dytë Çeçene, ai u kap nga forcat ruse, të cilat më vonë e shkëmbyen me dy ushtarë rusë të kapur nga çeçenët.
Shtetet e Bashkuara e dënuan shkëmbimin, i cili u transmetua në televizionin rus, me arsyetimin se Babitsky nuk ishte një luftëtar. Vetë gazetari, megjithatë, shpjegoi se e pranoi sepse kjo “do të ndihmonte në lirimin e ushtarëve të kapur”.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…