LAJME

Vdekja e Zezë e mesjetës dobësoi sistemin autoimun të njeriut

Qëkur këto skelete u zbuluan nga punëtorët që po punonin në metronë e Londrës në vitin 2013, kanë informuar shkencëtarët se si e kaluara jonë u ka dhënë formë njerëzve të ditëve të sotme.

25 skeletet janë zbuluar jashtë atyre që dikur njiheshin si muri përreth qytetit të Londrës së vjetër.

Të dhënat e karbonit kanë treguar se ishin viktima të murtajës.

Murtaja në shekullin e 14 ish sëmundja më vdekjeprurëse e regjistruar në histori, duke lënë të vdekur 50 për qind të popullsisë në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikën veriore.

Që prej asaj kohe eshtrat janë hulumtuar nga shkencëtarët.

Së fundmi, në një raport të publikuar në revistën “Nature”, është gjetur se ajo që u ka ndihmuar njerëzve në mesjetë ka çuar te problemet e shumë gjeneratave më vonë.

Luis Barreiro, autor i hulumtimit ka thënë se gjenomi i ditëve të sotme është reflektim i krejt historisë së revolucionit njerëzor se si sistemet imune adaptohen ndaj infeksioneve të ndryshme.

Hulumtuesit kanë ekzaminuar ADN-në e eshtrave të më shumë se 200 njerëzve nga Londra dhe Danimarka, të cilët kanë vdekur para 100 vjetësh.

Ka mbuluar periudhën kur murtaja bëri kërdi në Londër.

Barreiro thotë se gjenomi i tillë nuk është hulumtuar edhe aq shumë. Shkencëtarët nuk kanë pasur shumë sekuenca për shkak se ADN-ja është degraduar.

Shkencëtarët kanë identifikuar katër gjene që, varësisht nga varianti, ose kanë mbrojtur ose kanë ashpërsuar sulmin nga bakteri që shkaktonte murtajën, e cila më së shpeshti është bartur nga pickimi i insekteve.

Shkencëtarët kanë gjetur se gjenet që ndihmuan njerëzit të luftonin infeksionin gjatë murtajës, tani nuk janë aspak të dobishme.

Ajo që ka ndodhur gjatë asaj kohe, tani është shpërbërë.

Barreiro thotë se shkaktari i çrregullimeve autoimune ende nuk është i ditur.

I pyetur nëse shkencëtarët do të mund të gjejnë ndryshime në sistemin imunitar të shkaktuara nga Covidi pas qindra vjetësh, Barreiro nuk mund të thotë asgjë.

Pyetjeve nëse pandemia e Covid-10 do të ketë ndikim të madh në evolucionin, Barreiro u përgjigjet se numri i vdekjeve është më i ulët dhe se shumica e atyre që kanë vdekur kanë fëmijë.

Barreiro beson se pandemitë edhe më vdekjeprurëse do të vazhdojnë t’i japin formë njeriut, madje edhe në nivelin bazë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

14 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

18 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

20 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

21 orë ago