Trupi i pajetë Katalin Stefanescu (30 vjeç), një sportisti i bodybuilding në Rumani, u gjet në liqen pasi kishte shkuar për peshkim me një mikun e tij. Vdekja e rumunit i bashkohet një numri të vdekjeve të paqarta të bodybuilders në kohët e fundit. Besohet se atleti vuante nga një sëmundje e papritur para vdekjes.
Dyshohet se shoku është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar me makinë për në shtëpi për një vizitë të shkurtër dhe kur është kthyer në vendin e peshkimit, ka gjetur Stupeneskun pa ndjenja në ujë.
Në vendngjarje është thirrur një ambulancë, por ekipet mjekësore nuk kanë mundur ta shpëtojnë dhe 30-vjeçari është konstatuar i vdekur në vendngjarje. Policia tha se është duke e hetuar rastin. Ai ka lënë pas gruan dhe vajzën e tij.
Muajin e kaluar u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare, bodybuilderi Joe Lindner, i cili u bë i famshëm për këshillat e tij të jetesës së shëndetshme si bodybuilder, duke mbajtur një llogari në Instagram me mbi 8 milionë ndjekës. Po në maj të këtij viti ishte ish-“Mr.India”, Pramaraj Arora, i cili vdiq në moshën 42-vjeçare.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…