BOTA

“Vdekje diktatorit”/ Një 22-vjeçare shkeli ligjet e hixhabit dhe u dhunua për vdekje nga policia, gratë pushtojnë sheshet në Iran dhe djegin shamitë me thirrje kundër regjimit (VIDEO)

Protestueset femra janë vënë në ballë të përshkallëzimit të protestave në Iran duke djegur shamitë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të arrestuar për shkelje të ligjeve të hixhabit.

Demonstratat kanë vazhduar për pesë net radhazi dhe kanë arritur në disa qytete të  ndryshme të republikës islamike. Mahsa Amini vdiq në spital të premten pasi kaloi tre ditë në koma. Në Sari, në veri të Teheranit, turma të mëdha brohoritën ndërsa gratë I vunë flakën shamive të tyre në akte sfiduese proteste.

Mahsa Amini u arrestua në kryeqytet javën e kaluar nga policia morale e Iranit, e akuzuar për shkelje të ligjit që u kërkon grave të mbulojnë flokët me shami dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera.

 

 

Ajo ra në koma pak pasi u rrëzua në një qendër paraburgimi. Ka pasur raporte se policia e ka goditur gruan në kokë Amini deklaroi Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Nada al-Nashif.

Familja e zonjës Amini ka thënë se ajo ishte në formë dhe e shëndetshme. 22-vjeçarja ishte nga provinca Kurdistan në Iranin perëndimor, ku tre persona u vranë të hënën ndërsa forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve.

Cilat janë ligjet e mbulesës në Iran?

Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, autoritetet në Iran vendosën një kod të detyrueshëm të veshjes, duke kërkuar që të gjitha gratë të veshin një shami dhe veshje të lirshme që mbulojnë kokën dhe trupin në publik. Policia e moralit e njohur zyrtarisht si “Gasht -e ershad” (patrulla udhëzuese) ka për detyrë, ndër të tjera që të sigurohet se gratë zbatojnë këto ligje.

Oficerët kanë fuqinë të ndalojnë gratë dhe të vlerësojnë nëse ato kane zbuluar shumë flokë, nëse pantallonat dhe rrobat e tyre janë shumë të shkurtra ose të ngushta. Gjithashtu kjo patrullë sigurohet se gratë nuk kane vendosur shume grim.

Ndëshkimet për shkeljen e rregullave përfshijnë një gjobë, burg ose rrahje. Në vitin 2014, gratë iraniane filluan të ndajnë foto dhe video duke folur publikisht për ligjet e hixhabit, si pjesë e një fushate proteste në internet të quajtur “Liria ime e fshehtë”. Që atëherë ka frymëzuar lëvizje të tjera, duke përfshirë “të Mërkurën e Bardhë” dhe “Revolucioni Vajzat e Rrugës”.

Një organizatë me bazë në Norvegji që monitoron të drejtat e njeriut në zonat kryesisht kurde, tha se 38 persona u plagosën të shtunën dhe të dielën kur policia iraniane qëlloi me municion të vërtetë, plumba gome dhe gaz lotsjellës në protestat në Saqez dhe Sanandaj, kryeqyteti i provincës Kurdistan të Iranit. Grupi raportoi se tre protestues meshkuj u qëlluan dhe u vranë në përleshjet me forcat e sigurisë të hënën.

Në Teheran, videot e postuara në internet shfaqën gratë duke hequr shamitë e tyre dhe duke bërtitur “Vdekje diktatorit” – një thirrje që përdoret shpesh në lidhje me udhëheqësin suprem të Iranit. Të tjerët bërtisnin “Drejtësi, Liri, jo hixhab të detyrueshëm”. Në provincën veriore të Gilanit, protestuesit gjithashtu u përleshën me policinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

8 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

9 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

19 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago