Një 69 vjeçar nga Suhareka ka vdekur mbrëmë pas mesnatës si pasojë e komplikimeve shëndetësore nga koronavirusi.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh nga QKUK, ai ishte në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, dhe kishte gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte edhe probleme kardiake, njofton Klan Kosova.
Pacienti ishte pranuar në Klinikën Infektive më 10 prill.