Në orët e paradites së sotme, në Florida ka vdekur Jeff Bieley, miku i madh i Kosovës.
Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë, etj.
Gjatë luftës në Kosovës, ai ka punuar si gazetar dhe raportues për media ndërkombëtare.
Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime shumë kosovarë.
Në mesin e tyre edhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit.
Edhe shefi i Marrëdhënieve me Qeverinë Prishtinë/Tiranë në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur – ICMP, Luigj Ndou, ka shkruar për vdekjen e tij.
“Kushdo që ka patur rastin ta takojë Jeffin e kupton se çfarë do të thotë humbja e tij. Modestia, njerzillëku, humanizmi dhe shumë virtyte tjera e karakterizonin. Kontributi i tij në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë nuk do të harrohet. Jeffi ka mbajtur pozicione të larta në mekanizma ndërkombëtarë si zëdhënës i OSBE, këshilltar i PSSP, zv. Shef i ICO për Veriun, shef i zyrës Politike të OSBE në Kosovë etj. Në të gjitha vendet ku ka punuar kontributi i tij ka qenë maksimal. Mbi të gjitha ne por edhe vendi jonë humbi sot një njeri të jashtëzakonshëm, një mik të madh edhe atëherë kur nuk kishim shumë të tillë, dhe një figurë me rëndësi. Ngushëllimet më të sinqerta për mamanë, vëllain dhe të gjithë miqtë e Jeffit anekënd trevave shqiptare”, ka shkruar Ndou.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…