LAJME

Vdiq me shqiptaren në aksident, 17-vjeçarja ankohej në TikTok për drejtimin e makinës: Sa e frikshme, nuk do hip më me ty!

Akuza e prokurorit publik të Trevisos ndaj drejtuesit të BMW 420, i cili u përplas me një rrap mes të shtunës dhe të dielës në Gorgo al Monticano është ajo e vrasjes në rrugë.

Në aksident humbën jetën dy vajza të moshës 19 dhe 17 vjeç, Eralda Spahillari dhe Barbara Brotto.

Në profilin në TikTok të Brottos, shfaqen video në të cilat ajo ankohej për drejtimin e pamatur të të dashurit të saj.

Dy mjetet mund të jenë përplasur duke udhëtuar në të njëjtin drejtim, ndoshta pas një manovre parakalimi.

Dikush madje flet për një garë të vërtetë shpejtësie.

Drejtuesi i automjetit Volkswagen “Polo”, u godit në një tentativë parakalimi para humbjes fatale të kontrollit dhe mund të akuzohet edhe për mosdhënien e ndihmës së parë pasi në momentin e mbërritjes së shpëtimtarëve ai nuk ishte i pranishëm në vendngjarje.

Nga ana tjetër, hipoteza se po zhvillohej një “garë” mes dy automjeteve të përfshira në aksidentin fatal në Gorgo al Monticano (Treviso) duket se po humbet peshë dhe hetimet janë fokusuar te parakalimi i gabuar që përfundoi në tragjedi.

Sipas asaj që u konstatua nga karabinierët, njëra nga vajzat kishte hipur në BMW në dalje të një vendi publik i cili ndodhet vetëm disa qindra metra larg vendit të aksidentit.

Testet toksikologjike dhe alkoolike tek drejtuesi i mjetit “Polo” janë kryer vetëm disa orë pas ngjarjes, pikërisht kur djali është gjetur në shtëpinë e tij në një komunë pak kilometra larg vendit të aksidentit.

Eralda Spahllari ndoqi shkollën Lepido Rocco në Motta dhe jetonte në Ponte di Piave, donte të bëhej estetiste, ndërsa Barbara Brotto ishte nga Oderzo.

19-vjeçarja ishte pranë shoferit ndërsa 17-vjeçarja në sediljen e pasme, në anën e majtë, të BMW 420 e cila u shkatërrua nga përplasja me një rrap.

Drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë, një 19-vjeçar nga Pravisdomini i shtruar në reanimacion në spitalin Ca’ Foncello në Treviso dhe një 18-vjeçar nga Motta di Livenza, i transportuar në spitalin e Mestre, në gjendje të rëndë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

1 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago