POLITIKE

Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së

Agim Veliu ka thënë se refuzon të jetë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Veliu në arsyetimin e tij ka folur për “Bashkimin e madh”, e ku tha se në të po përfshihen të gjithë ata që u anatemuan dhe u eliminuan nga lideshpshipi aktual.

Ish-kryetari i Podujevës tha se para zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, pati shprehur publikisht vullnetin të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Por, tha se kryesia e Degës së Podujevës së LDK-së kishte refuzuar edhe të nxjerrtë në diskutim kandidaturën e tij dhe arsyetimi ishte “vendim i shefit të madh (Lumirit) të mos jem pjesë e garës”.

“Ndërsa sot e njëjta kryesi, me bekimin e shefit, më paska propozuar të jem në listën e kandidatëve për deputetë. Madje pa më kontaktuar dhe pa më konsultuar fare. Tash nuk di nëse paskam ndryshuar unë, apo ata? Jo. As unë, as ata. Kanë ndryshuar vetëm strategjitë për mbijetesën e tyre politike. Ka ndryshuar edhe motoja, të cilën e solli në LDK e rikthyera nga aventuara e saj pesë vjeçare në kampin majtist. Ajo, bashkë me Lumirin, mashtrimin dhe përdorimin e madh e ambalazhuan në “Bashkim të madh të djathtistëve”. Pikërisht për këto arsye, me respektin më të thellë për anëtarësinë e ndershme të LDK-së, deklaroj publikisht se refuzoj të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit”, ka shkruar Veliu.

Ai ka thënë se nuk po largohet nga LDK-ja, por po refuzon të përdoret dhe të jetë pjesë e një projekti “që e largon partinë nga identiteti i saj institucional e shtetndërtues”.

“Jam i bindur se LDK do të çlirohet nga mentaliteti i OJQ-izimit politik dhe do të rikthehet në rolin e saj historik si forcë përgjegjëse shtetformuese. LDK është më e madhe se interesat meskine të dy njerëzve. Zoti e ruajt LDK-në!” – ka shkruar Veliu.

Të hënën Dega e LDK-së në Podujevë nominoi Veliun ndër të tjerë si kandidat për deputet. Vendimin e Degës e përshëndeti kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se është “një hap i mbarë në ndërtimin e bashkimit të madh”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago