Berat Nimani, vëllai i Besar Nimanit, kishte paralajmëruar muaj më parë se do të merrnin drejtësinë në duart e tyre, nëse autoritet gjermane nuk do të reagonin.
Në ditët e para të vrasjes së boksierit kosovar, Berati kishte thënë se ata besojnë plotësisht në autoritetet gjermane dhe se ata nuk kanë asnjë problem me ligjin, pasi e gjithë familja janë sportistë.
“Nëse shteti e kryen punën e vet, ne jemi të kënaqur, por nëse jo, ne do ta kryejmë sipas traditave tona”, kishte thënë Berat Nimani për Insjaderin.
Ai gjithashtu ka theksuar se familja e tij janë sportistë, ndërsa të akuzuarit i ka cilësuar si “kriminelë”.
Avokati i Nimanit, Peter Wuller, ka bërë të ditur se klienti i tij planifikon të dorëzohet së shpejti në polici dhe vazhdon të këmbëngulë për pafajësinë e tij.
“Kam komunikuar me z. Nimani menjëherë pas incidentit. Ai më ka kërkuar ta përfaqësoj dhe këmbëngul se është i pafajshëm. Sapo të kemi një tablo të qartë të ngjarjes, ai do të dorëzohet,” tha Wuller.
Sipas “Bild”, Berat Nimani aktualisht nuk ndodhet në Bielefeld, por në një qytet tjetër. Policia ka kontrolluar apartamentin e tij, por nuk ka gjetur gjurmë të tij.
Dëshmitarët raportojnë se e kanë parë atë dhe motrën e tij duke u larguar me një makinë të zezë nga vendngjarja, ndërsa u vu re se ata e braktisën sallën e gjyqit para përfundimit të procesit.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…