Vëllai shtyn në drejtim të shkallëve vëllain në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Beteja e Kosharës’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor .

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet K.K (M/K) 47-vjeçar, i cili pas një fjalosjeje me vëllain, e tij e kishte shtyrë atë në drejtim të shkallëve të shtëpisë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.