Vëllait të Komandant Remit ia djegin veturën në mes të Prishtinës

Një veturë e tipit BMW është djegur sot në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia po vazhdon hetimet në ndriçimin e rastit.

Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për veturen e vëllaut të ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Rrustem Mustafa-Remi.