POLITIKE

Detaj interesant nga takimi Rugova – Milosheviq: Kryetari e fshiu para “Kasapit” emrin Metohi nga Kosova

Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka dhënë detaje interesante rreth takimit të presidentit të ndjerë me Slobodan Milosheviqin në Beograd. Në atë takim Rugova u detyra të shkonte, pasi ishte marrë peng në shtëpinë e tij.

Adnan Merovci dje në T7 ka dhënë detaje interesante nga takimi i Rugovës me Milosheviqin në Beograd.

Ai ka thënë se pasi ishin marrë peng në shtëpinë e presidentit, kanë qenë dy persona që kanë ardhur te shtëpia dhe kanë thënë se Milosheviq ju pret në takim, nesër në orën 9:00.

”Nuk ka kushte për takim. Ne i kemi kryer bisedat, tash për tash nuk është gjendja për të biseduar”, ka cituar Merovci fjalët e Rugovës.

Tutje ish-bashkëpunëtori i Rugovës ka thënë se të nesërmen janë detyruar që pa vullnet të shkojnë ai dhe Rugova në takim me Milosheviqin.

Merovci ka dhënë detaje më pas nga ky takim, duke treguar se si Rugova e ka fshirë emrin e Kosovo Metohi, përpara syve të Milosheviqit.

”Milosheviqi i kishte vu përpara një letër Rugovës për ta nënshkruar, që sipas tij ishte deklaratë e përbashkët për media. Mua më thirri Rugova brenda, Adnan tha hajde këqyre këtë letër”, ka shpjeguar Merovci.

Në vazhdim ai ka thënë se Rugova në tekstin e asaj deklarate e ka fshirë emrin Metohi nga Kosova, para syve të Milosheviqit.

”Rugova e fshiu fjalën Metohi në takim me Milosheviqin. Adnan tha unë po e nënshkruaj veç këtë fjalë po e fshij. Ata ja sjellën një llak të bardhë dhe Rugova e fshiju këtë pjesë, ndërsa Milosheviq jo”, ka rrëfyer Merovci.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago