Misse Beqiri ka thyer heshtjen për herë të parë pas vrasjes tronditëse të vëllait të saj, Flamur Beqiri në prag të krishtlindjeve, në Londër. Më anë të një dedikimi prekës kushtuar vëllai të saj, Misse Beqiri ka postuar edhe një foto së bashku me vajzën ndërsa shkruan: ‘Forca ishte gjithçka që më mësove’.
Pak ditë më parë ishte i dashuri i saj Jake Hall i cili publikoi në Instagram foto, ku shfaqet me Misse Beqirin dhe vajzën e tyre 2 vjeç buzë detit.
“Mbani kokën lart dhe vazhdoni të buzëqeshni” ishte mesazhi i tij ndërsa Misse Beqiri shfaqej me një buzëqeshje të sforcuar.
Humbja e vëllait ka tronditur modelen, ndërsa për vrasjen e vëllai të saj deri më tani është arrestuar vetëm një person, ‘kickboxeri’ Anis Hemissi, 22 vjeç. Shqiptari u qëllua pas shpine në momentin që po hynte në shtëpi në prag të krishtlindjeve mbrëmjen e 24 dhjetorit. Beqiri së bashku me familjen e tij bënte një jetë të shtrenjtë. Ai ishte producent, ndërsa gruaja e tij Debora Krasniqi shihej me personazhe vip shpesh herë.
Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, vrasja lidhet me një përfshirje të Flamur Beqirit në një luftë bandash me kriminelë nga Afrika e Veriut.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…