Vëllezërit Hoti nga Ratkoci i Rahovecit: Njëri hoxhë, tjetri kryeministër

Bajram Hoti është vëllau i Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti. Për dallim nga vëllau i tij politikan Bajrami i shpërben me qejf dhe vullnet fesë islame. Ai është imam në një xhami në Rahovec, shkruan Gazeta Metro.

Familja e Kryeministrit Avdullah Hoti vjen nga fshati Ratkoc të Komunës së Rahovecit. Babai i Kryeministrit quhej Halim Hoti (i cili ka vdekur vitin e kaluar), ka lënë pas tetë fëmijë. Tri vajza dhe pesë djem.


Vëllau Bajrami dhe babai Halimi i kryeministrit Hoti.

Bajrami ashtu si edhe kryeministri është i përkushtuar ndaj punës së tij në krye të xhamisë në Rahovec. Që nga vdekja e babait të tyre në tetor të vitit 2019 Bajrami kujdeset për nënën e tij, dhe është shumë krenar për arritjet e vëllaut të tij politikan.

Pas zgjdhjes së Avdullah Hotit kryeministër Bajram Hoti është shprehur krenar dhe i lumtur për vëllanë e tij.

“Falënderojmë zotin që kemi një vëlla të tillë. Dhashtë zoti të ja japë të mbarën dhe ta bekojë zoti popullin e Kosovës”, kishte thënë ai.

Bajrami është një njeri i përkushtuar nga familjes dhe fesë. Një kërkim i thjeshtë në rrjetet e tij sociale vë në pah përkushtimin që ka ndaj detyrës së tij si imam dhe si familjar.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të tij: