Bajram Hoti është vëllau i Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti. Për dallim nga vëllau i tij politikan Bajrami i shpërben me qejf dhe vullnet fesë islame. Ai është imam në një xhami në Rahovec, shkruan Gazeta Metro.
Familja e Kryeministrit Avdullah Hoti vjen nga fshati Ratkoc të Komunës së Rahovecit. Babai i Kryeministrit quhej Halim Hoti (i cili ka vdekur vitin e kaluar), ka lënë pas tetë fëmijë. Tri vajza dhe pesë djem.
Vëllau Bajrami dhe babai Halimi i kryeministrit Hoti.
Bajrami ashtu si edhe kryeministri është i përkushtuar ndaj punës së tij në krye të xhamisë në Rahovec. Që nga vdekja e babait të tyre në tetor të vitit 2019 Bajrami kujdeset për nënën e tij, dhe është shumë krenar për arritjet e vëllaut të tij politikan.
Pas zgjdhjes së Avdullah Hotit kryeministër Bajram Hoti është shprehur krenar dhe i lumtur për vëllanë e tij.
“Falënderojmë zotin që kemi një vëlla të tillë. Dhashtë zoti të ja japë të mbarën dhe ta bekojë zoti popullin e Kosovës”, kishte thënë ai.
Bajrami është një njeri i përkushtuar nga familjes dhe fesë. Një kërkim i thjeshtë në rrjetet e tij sociale vë në pah përkushtimin që ka ndaj detyrës së tij si imam dhe si familjar.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi të tij:
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…