FOTO&VIDEO

Vendësit e Llapushnikut që e ruajnë traditën e tubimit në oda

Vendasit e Llapushnikut të Drenasit ende po e ruajnë traditën e tubimit në oda.

Në hyrje të fshatit ndodhet edhe oda e njohur e Llapushnikut e shquar për pritje të mysafirëve. E veçanta e hyrjes në këtë odë është plisi, pa të cilin mysafirët nuk hyjnë brenda.

“Në Llapushnik kur vijnë pasi u urojmë mirëseardhje u shërbejmë me raki. Traditë e moçme, që pak është zbeh porse ende po ruhet”, ka thënë i zoti i odës, Hamdi Thaçi.

E vendasit aty, kanë treguar se më herët në oda të rinjtë kanë shërbyer ndërkaq të vjetrit i kanë trajtuar problemet e jetës por edhe temat kombëtare.

Thonë se në atë kohë nuk ka mundur të hyjë kush ka dashur.

Sipas tyre, odat kanë qenë universitete.

“Me plis ne shkojmë e i vizitojmë monumentet e veçanta historike. Një vit kemi qenë në kishë. Kisha e vjetër që është ndërtuar. Në Llapushnik kurrë nuk ka pas xhami, asnjëherë nuk ka pas. Themelet e kishës kanë qenë, por xhami nuk ka pasur kurrë. Disa prej banorëve iu kanë rikthyer kishës, dhe kisha na pranon me plisa të bardhë, xhamia nuk na pranon kështu. Kisha i mban edhe simbolet kombëtare. Ai është bërë një monument më tepër kombëtar sesa fetar”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

10 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

12 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago