Një tjetër ngjarje shokuese ka ndodhur në Gaza. Këtë herë është organizata militante e Hamasit e cila ka eliminuar gjashtë pengje izraelite, duke bërë që edhe një herë bota hebraike të mbështesë Benjamin Netanyahun.
Në orët e para të së dielës, Izraeli ka identifikuar trupat e gjashtë pengjeve të gjetura nën tokë në Rripin jugor të Gazës. Eshtrat e tyre u gjetën “nga një tunel në zonën Rafah” dhe u kthyen në Izrael, ku u identifikuan zyrtarisht, tha ushtria. Bëhet fjalë për dy gra dhe katër burra, njoftuan autoritetet, transmeton A2.
Besohet se gjashtë pengjet e gjetura në Rafah u “vranë brutalisht” nga Hamasi pak para mbërritjes së trupave izraelite. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, sipas Times of Israel.
“Sipas një vlerësimi fillestar ata u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i arrinim. Ata u rrëmbyen të gjallë në mëngjesin e 7 tetorit. Trupat e tyre u gjetën gjatë luftimeve në Rafah, në një tunel, afërsisht një kilometër larg atij nga i cili shpëtuam Farhan al-Qadi disa ditë më parë”, tha zëdhënësi, siç citon A2.
Në mesin e viktimave është edhe një shtetas izraelito-amerikan, e cila ka ndikuar tek reagimi i ashpër i Presidenti Joe Biden. “Jam i shkatërruar dhe i indinjuar”, tha Biden në një reagim për mediat.
“Udhëheqësit e Hamasit do të paguajnë për këto krime. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë kohës për të arritur një marrëveshje që garanton lirimin e të tjerëve”, tha Biden, duke shpjeguar se Hersh “ishte në mesin e njerëzve të pafajshëm të sulmuar brutalisht ndërsa ndiqte një festival muzikor pacifist në Izrael.
Ndërkohë të ashpra kanë qenë edhe reagimet e familjarëve të pengjeve të cilët kërkojnë hakmarrje.
“Duke filluar nga e diela, vendi do të dridhet. Ne kërkojmë nga njerëzit të përgatiten. Netanyahu ka braktisur pengjet. Tani është një fakt. Braktisja ka përfunduar”, u shpreh një prej tyre, siç raporton A2.
Kjo është deklarata dramatike e Forumit të Familjeve të Pengjeve menjëherë pasi mësoi se ushtria izraelite ka gjetur disa kufoma në Gaza. Familjarët sqaruan se të dielën do të japin detaje për protestat e mëdha që do të zhvillohen në vend.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…