KRYESORE

Vendimi i GJKKO/ Mediat e Iranit: Drejtueses së MEK-ut, Maryam Rajavit i ndalohet hyrja në Shqipëri

Gjykata Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka vendosur ndalimin për të hyrë në Shqipëri të drejtueses së Muxhahedinëve, Maryam Rajavi.

Vendimi mësohet se është marrë në fillim të kësaj jave, por të bërë publik ditën e sotme.

Sipas vendimit, janë urdhëruar autoritetet shtetërore të ndalojnë hyrjen e Maraym Rajavit në Shqipëri, bëjnë të ditur mediat iraniane.

Duke iu referuar burimeve të cilat flasin në kushte anonimiteti, theksohet se vendimi erdhi pasi zyrtarët shqiptarë shqyrtuan provat e disponueshme dhe arritën në përfundimin se MEK po përdorte Shqipërinë për të organizuar sulme terroriste kundër Iranit.

Sipas mediave iraniane, Rajavi u largua nga kampi Ashraf-3 që ndodhet në Manzë të Durrësit për në Francë pasi forcat e policisë bastisën kampin më 20 qershor për shkak të angazhimit të tij në “terror dhe sulme kibernetike” kundër institucioneve të huaja, transmetojnë mediat iraniane. 

Policia konfiskoi 150 pajisje kompjuterike të lidhura me këto aktivitete.  Gjatë bastisjes një person mbeti i vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e përleshjeve në kamp.

Më shumë se një javë më vonë, policia hyri përsëri në kamp duke vendosur në hyrje të kampit forcat e sigurisë për të kontrolluar të gjitha automjetet që dilnin nga vendi.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha më pas se MEK duhet të largohet nga vendi nëse synon të përdorë tokën shqiptare për të luftuar kundër Iranit, duke shtuar se vendi i tij nuk ka ndërmend të jetë në luftë me Iranin dhe “nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë.

Bashkimi Evropian, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia e kishin listuar më parë MEK si një organizatë terroriste.

Në vitin 2012, MEK u hoq nga lista amerikane e organizatave terroriste. Ndërsa BE ndoqi shembullin e SHBA-ve, duke e hequr grupin nga lista e organizatave terroriste.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

50 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago