Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka vizituar sot qytetin e Pejës e cila komunë udhëhiqet nga LDK parti nga vjen edhe Osmani.
Nga atje Osmani ka folur edhe për përçarjen mes partnerit të koalicionit qeverisës LDK dhe Vetëvendosje, për çka ka mohuar se po ndodhë një gjë e tillë.
E pyetur rreth qëndrimit të LDK-së për taksën dhe vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që e mori dje për të pa ndonjë dakordim me LDK, ajo tha se gjatë ditës së sotme do të diskutohet dhe do të marrin vendime të përbashkëta.
“Ne do t’i diskutojmë sot gjatë ditës bashkë me kryeministrin dhe ju informojmë. Është tejet me rëndësi që partnerët të ulen të diskutojnë detajet dhe të marrinë vendime të përbashkëta. Me rëndësi është që shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të koalicionit dhe të dy kanë qëllimin e përbashkët dhe ajo është mbrojta e interesit të vendit dhe mbrojta e raporteve me partnerët ndërkombëtar. Takimet që do të kemi sot do të jenë në funksion të arritjes së këtij dakordimi të përbashkët”, tha Osmani.