Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat dhe kartat e identitetit ka indinjuara tej mase krerët institucional të Serbisë. Aq shumë sa që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vendosur të takojë përfaqësuesit politik të serbëve nga Kosova, në këtë rast Listën Serbe.
Kështu të paktën ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç. E në arsyetimin e tij se pse Vuçiç do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, kryediplomati serb ka deklaruar se “Prishtina në ditët në vijim po përgatit ferrin për serbët në Kosovë”.
Megjithatë, sipas Selakoviç, shefi i tij në këso rraste “të vështira” gjithmonë ka arritur të gjejë një rrugë.
I pyetur se cila është rruga që do të ndjek Vuçiç në këtë rast, Selakoviç nuk ka dhënë shumë detaje.
“Situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe e ndërlikuar duke pasur parasysh rrethanat ndërkombëtare dhe rajonale. Ne duhet të mbrojmë dhe ruajmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në Kosovë”, ka thënë Selakoviç.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 85-të kishte miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa “RKS” për të gjitha automjetet e pajisura me targat ilegale, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Vendimi në fjalë ishte kritikuar me tone të ashpra nga pala serbe.
Udhëheqësit serb, vendimin e kishin cilësuar si një presion dhe provokim të radhës ndaj serbeve të cilët jetojnë në Kosovë.
Për këtë ata kishin kritikuar edhe qasjen dhe heshtjen e Bashkimit Evropian.
Pas këtij vendimi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte refuzuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut, i cili ishte paralajmëruar të mbahet në javën e dytë të korrikut.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…