Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqipëtarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, edhe këtë 28 Nëntor ka vendosur flamurin kombëtar në ballkonin e objektit të Këshillit, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Serbisë.
Mustafa ka konfirmuar se dhjetë minuta pasi e kishte vendosur flamurin kombëtar në objektin e Këshillit Kombëtar Shqipëtar, në zyret e tij ishin paraqitur dy policë të Serbisë, të cilët i kishin kërkuar informata se kush e ka bërë një veprim të tillë “të ndaluar me ligj”.
“I kam thënë policëve se për vendosjen e flamurit kombëtar marr përgjegjësi unë si kryetar, prandaj vazhdoni me punën tuaj. Është e palogjikshme se si Serbia ka bërë përparim të madh drejt BE-së, derisa komuniteteve ua mohon të drejtën e shfrytëzimit të flamurit, si e drejtë themelore”, shprehet Mustafa për “Front Online”.
Përndryshe, derisa në Republikën e Kosovës në të gjitha Komunat me shumicë serbe lirshëm valon flamuri i Serbisë, në komunat me shumicë shqiptare në Serbi është i ndaluar me Ligj përdorimi i flamurit kombëtar.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…