POLITIKE

“Vendosja e busteve në Jug”,Arben Llalla: Strategji e Greqisë për të kërkuar autonominë e Vorio-Epirit

Historiani Arben Llalla ne nje lidhje direkte për ABC e Mëngjesit me Enkel Demin ka komentuar vendosjen e bustit të Vasil Shahini, në Derviçan nga Bashkia e Dropullit. Historiani ka theksuar se Shahini  është një ndër ekstremistët grek i cili është dhe themeluesi i organizuatës terroristë MAVI e cila ka kryer një sërë masakra ndaj shqiptarëve në jugun e Shqipërisë.

“Vasil Shahini ka qene sekretar i përgjithshem i Voroi-Epirit. Ka marre pjese ne masakrat e 1914 në jugun e Shqipërisë dhe ne vitin 1942 ka themeluar një organizatë terroriste MAVI që ka organizuar disa sulme terroriste dhe njihet per masakren e Peshkëpisë.  Shahini përfaqëson intelektualin që themeloi organizatën mavi por nuk janë të rastësishëm vendosja e busteve e Vasil Shahinit e Thoma Loli një tjetër terrorist që ka bërë masakra në jugun e Shqipërisë dhe pritet dhe busti i Kaçifës që janë hedhe themelet në Bularat të Gjirokastër. Greqia pjesa ekstremiste e mbeshtetur nga një pjesë e minoritetit grek behet per te acaruar marrëdhëniet me shqiptarët. Çdo gjë eshte e kordinuar me sigurine dhe institucionet greke. Nuk janë rastësi do vendosen dhe shumë të tjerë,” tha historiani Llalla.

Sipas historianit është strategji e grekëve vendosja e busteve dhe rritja e kërkesave të tjera për të drejtat e minoritetit që më pas ti përdorë në OKB për të bërë dhe aneksimin e jugut të Shqipërisë.

“Tashmë do ju jap dhe nje informacion tjetër që është zgjerimi i varresave greke që i kanë në Përmet dhe eshtrat e fëmijëve shqiptarë dhe pleqve janë ndarë gjys  për gjys duke i cilësuar një pjesë ushtarë grek. Këto i duhen Greqisë për të vënë piketimet që me pas të kërkoje në OKB aneksimin e jugut të Shqipërisë”, ka thënë ai.

Gjithashtu nga ABC-ja e Mëngjesit historiani ka deklaruar se grekët po bëhen gati për një paradë që do të zhvillojnë të dielën e 16 shkurtit ku do të kërkojnë autonominë e Vorio Epirit.

“Më 16 shkurt kur shteti grek,qeveria greke do të organizojnë paradë me rastin e 107 vjetorin e  shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit që do të ketë paradë zyrtare dhe britma të ekstremistëve grek për luftë ndaj Shqipërisë ku do të kerkohet marrja e autonomisë së Vorio-Epirit”, është shprehur Llalla.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago