Dy avionë luftarakë venezuelianë F-16 të armatosur fluturuan mbi një anije luftarake amerikane të enjten në Detin Karaibe, në një shfaqje force që vjen në mes të tensioneve në rritje mes administratës së Donald Trump dhe presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkruan New York Times.
Avionët kaluan mbi USS Jason Dunham, një shkatërrues raketor i Marinës Amerikane me teknologji të avancuar. Sipas zyrtarit, anija amerikane nuk reagoi ushtarakisht ndaj manovrës ajrore, raporton NYT-ja.
Fluturimi ndodhi dy ditë pas një sulmi ushtarak amerikan ndaj një anijeje venezueliane në Karaibe, për të cilën autoritetet amerikane deklaruan se transportonte lëndë narkotike.
Presidenti Trump deklaroi se 11 anëtarë të bandës kriminale “Tren de Aragua” u vranë gjatë sulmit. Nuk është e qartë nëse atyre iu dha mundësia të dorëzoheshin përpara sulmit.
Anija Jason Dunham është pjesë e një armade të vogël anijesh luftarake dhe avionësh vëzhgimi që Pentagoni ka dislokuar së fundmi në rajon, si pjesë e një operacioni të zgjeruar kundër narkotikëve.
Muajin e kaluar, Trump nënshkroi një urdhër sekret, i cili i autorizon forcat amerikane të përdorin forcë ushtarake ndaj disa karteleve të drogës në Amerikën Latine, të cilat administrata e tij i ka shpallur “organizatë terroriste”.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…