LAJME

Veprimtari 102 vjeçar Rexhep Balidemaj e takon Gjeneralin Clark: Ti na ke shpëtuar në kohën e shfarosjes

Veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhep Balidemaj, 102 vjeç, ka takuar ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s më 1999.

Balidemaj e falënderoi Clarkun që shpëtoi popullin shqiptar në kohën më të vështirë të tij. Ai e quajti “hero” dhe “shqiptar” Clarkun.

“Ti na ke shpëtuar në kohën më të vështirë që ka mujtë me ken…në kohën e shfarosjes. Shumë falimineres që mu dha rasti me pa komandantin e NATO-s, me pa heroin tonë, shqiptarin tonë”, i tha Balidemaj.

Videon e ka postuar në Facebook Bardhyl Mahmuti, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Heroi i gjallë i Kombit, Rexhë Balidemaj  (102 vjeç), që ka kaluar 13 burgje të Jugosllavisë, i shpreh mirënjohje gjeneralit Clark për kontributin që ka dhënë gjatë luftës në Kosovë! Respekt i përjetshëm Hero i gjallë i Kombit, Rexhë Balidemaj! Mirënjohje e përjetshme gjenaralit Wesley Clark!”, shkroi ai.

Rexhep Balidemaj u lind më 19 dhjetor 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë. Për shkak të pikëpamjeve atdhetare, në vitin 1949 u dënua me 6 vjet burg të rëndë, të cilin e mbajti në Burgun e Goli Otokut, burgu më famëkeq në ish-Jugosllavi. Për herë të dytë u dënua me 3 vjet burg; për herë të tretë me dy vjet burg, të cilin e mbajti në Burgun e Kotorrit; për herë të katërt u dënua me 2 vjet burg, të cilin e mbajti në ishullin Gërgur; për herë të pestë u dënua me dy muaj burg; për herë të gjashtë  u dënua me 5 vite burg, të cilat i mbajti në burgun e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjurakovcit.

Në vitin 1946, ishte dërguar në Kiev të Bashkimit Sovjetik, (Ukrainë), ku kishte qëndruar dy vite dhe ishte aftësuat për pilot. Kështu ai edhe bëhet piloti i parë shqiptar i Aviacionit ushtarak. Në vitin 1948, kthehet në Zagreb të Kroacisë dhe fillon punën si pilot ushtarak.

Këtë biografi të tij e shkroi “Qendra: Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”.

Ndërkaq, Bardhyl Mahmuti më herët kishte nisur një iniciativë që të shpallet Balidemajn hero nga institucionet e Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago