Vesna Peshiq: Në Serbi tani është më zi se në kohën e Millosheviqit

Në vendin tim unë nuk ndihem e lirë të mendoj, sepse sistemi njëpartiak nuk e lejon askënd të mendojë pos ata që mendojnë si ajo parti, shkruan në një koment në gazetën “Danas” të Beogradit Vesna Peshiq, intelektuale dhe sociologe e njohur serbe.

Është si një vetëshërbim me tri shitore, ku e kemi presidentin i cili ka marrë mbi vete rolin e Zotit i cili vendos për gjithçka dhe i cili pyetet për çdo gjë madje edhe për ato të voglat të cilat as që shihen, transmeton Koha.net komentet e saj.

E dini se është propozuar që ai të zgjedhë prokurorët dhe gjyqtarët, edhe ndryshimi i Kushtetutës t’i mundësohet?!

“Paj, kjo tani është më zi se në kohën e Millosheviqit. Ky tani mund të jetë i përjetshëm, nuk e dimë çfarë na pret me të” i ka thënë ajo “Danasit