Është vetëhelmuar me fostoksinë 18-vjeçarja, Mirela Beta.
Vetëm tre muaj më parë 18-vjeçares i vdiq i fejuari i saj, si pasojë e një aksidenti tragjik në punë, teksa punonte në ‘Bypassin’ e Levanit. Mateo Kozan, 18 vjeç për shkak të pakujdesisë, u shtyp nga ruli i ngjeshjes së asfaltit të rrugës, e ndërkohë për 18-vjeçaren, Mirela Beta ka qenë e pamundur që të marri veten nga kjo tragjedi në jetën e saj, duke ndërmarrë edhe aktin ekstrem të vetëhelmimit me fostoksinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës,në fshatin Vasjar të Tepelenës, ndërkohë që kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në dhomë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në duart e vajzës janë gjetur edhe gjurmë të lëndës helmuese të cilën e konsumoi. Sipas dëshmive vajza prej tre muaj vuante humbjen e të fejuarit dhe kushtet psikologjike të saj ishin rënduar shumë kohët e fundit.