LAJME

A doni të jetoni në Zvicër? Të japin 56 mijë euro për ata që dëshirojnë të zhvendosen në një fshat

Një fshat në Zvicër ka vendosur të japë 56 mijë euro për ata që dëshirojnë të zhvendosen dhe jetojnë aty. Albinen, i cili ndodhet në kantonin Valais të Zvicrës, ka një pamje mahnitëse në një luginë malore.

Kjo zonë shtrihet në një lartësi rreth 1300 metra mbi nivelin e detit, ndërsa shtëpitë tradicionale kanë përpara tyre një pejzash të jashtëzakonshëm. Gjatë viteve të fundit, ky fshat i vogël për rrezikon të mbesë pa banorë pasi vendasit po braktisin me shpejtësi zonën piktoreske rurale për qytetet e tjera të mëdha përreth.

Në fund të vitit 2018, fshati kishte vetëm 238 banorë, por skema e nisur rreth 5 vite më parë po synon të ndryshojë këtë trend largimesh.

Edhe pse fshati ndodhet vetëm 6,8 kilometra nga qyteti i Leukerbadit dhe vetëm 35 minuta me makinë nga Sioni, mungesa e punës i ka bërë banorët që të largohen. Autoritetet vendase kanë marrë vendimin që të japin 25 mijë franga për familjet me katër persona dhe 10 mijë franga për fëmijët.

Megjithatë, kjo ofertë tejet tunduese ka edhe disa kërkesa, të cilat duhet të përmbushen me patjetër.

Së pari, banorët që synojnë të vendosen për të jetuar aty duhet të jenë nën moshën 45-vjeçare. Duhet të jeni shtetas zviceran me leje qëndrimi të përhershme. Nëse jeni një shtetas nga vendet e BE, SHBA, Kanadaja, apo vende të tjera, atëherë duhet të jetoni të paktën 5 vite në Zvicër për të marrë leje qëndrimi të kategorisë C, të përhershme. Më pas, kërkohet që të jetoni në një shtëpi me vlerë të paktën 200 mijë franga zvicerane të paktën për 10 vite në Albinen. Nëse vendosni të largoheni nga fshati përpara këtij afati, atëherë do të duhet të paguani 56 mijë euro.

Kreu i bashkisë Beat Jostin tha në vitin 2017 se Albinen karakterizohet nga qetësia, pamjet spektakolare, cilësia e ajrit dhe shumë orë me diell gjatë gjithë vitit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago