POLITIKE

Vetëvendosje e ka propozuar për president Murat Jasharin, LDK-ja “kapet” në befasi

Ballkani.info, duke u thirrur në burime të veta thotë se Vetëvendosje i ka thënë LDK-së që njeriu më i duhur për pozitën e të partit të shtetit është Murat Jashari.

Marrëveshja eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të përfshijë edhe çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, i cili sipas mandatit kushtetues duhet të zgjidhet në pranverën e vitit 2021.

Lidhja Demokratike e Kosovës preferon që të gjitha çështjet, nisur nga ndarja e ministrive e deri te posti i presidentit të përfshihen në marrëveshjen e ardhshme ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Insistimi i LDK-së që të diskutohet edhe për presidentin e ardhshëm që do të vijë në krye të shtetit në vitin 2021, ndërlidhet me faktin se nëse presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon në zgjedhje, andaj LDK-ja nuk preferon një marrëveshje koalicioni që do të zgjaste një vit e gjysmë.

Kurse Vetëvendosje, nuk e preferon shumë debatin për presidentin në këtë fazë, por i bën thirrje LDK-së që të mos presë më certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për t’u marrë vesh rreth ndarjes së ministrive.

E Vetëvendosje duket se dëshiron që pozita e presidentit të vendit t’i takojë një personi jopartiak, as LDK-së e as VV-së. Ballkani.info nga burime të sigurta mëson se Vetëvendosje i ka thënë LDK-së që njeriu më i duhur për pozitën e të partit të shtetit është Murat Jashari.

Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, sipas këtyre burimeve, është personi që VV-ja po e shtynë përpara. “LDK-ja sikur është gjendur e befasuar kur ka ardhur një propozim i tillë nga zyrtarët e Vetëvendosjes, pasi që këtë pozitë e synon Isa Mustafa.

Dhe duke mos mundur as ta hedh poshtë si propozim, LDK-ja nuk ka qëndrim tash për tash. Dhe kjo ka bërë që pozita e presidentit të jetë ‘mollë sherri’ për arritjen e shpejt të koalicionit”, thonë këto burime.

Murat Jashari ishte propozuar edhe në fillim të vitit 2016 për president, në kohën kur pritet që presidenti aktual, Hashim Thaçit të votohej në Kuvend nga koalicioni i atëhershëm PDK-LDK.

Propozimin për Jasharin e kishte dhënë Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, megjithatë ai nuk kishte gjetur aso kohe mbështetje nga partitë tjera. Presidenti Thaçi ka mandat edhe një vit e gjysmë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

4 minuta ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

3 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago