Albaner aus Deutschland tragen sich nach ihrer Ankunft im Hafen von Durres / Albanien in die Listen der Befreiungsarmee UCK ein - 14.04.1999 AP gesperrt-für-Werbung, nur Inland!
Pas ngritjes së aktakuzës për “Veteranët mashtrues” ndaj të gjithë anëtarëve të Komisionit Shtetëror me në krye Agim Çekun dhe 11 të akuzuarve tjerë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), me dhjetëra mijëra dosje për veteranët mashtrues për shkak të kompetencës i kishte deleguar për hetim në të gjitha Prokuroritë Themelore.
Njëra ndër Prokuroritë, e cila kishte pranuar dosje të tilla ishte Prokuroria Themelore në Pejë, e cila kishte marrë në trajtim 17 mijë dosje të veteranëve të deleguara nga PSRK, raportohet sipas një hulumtimi të emisionit “Betimi për Drejtësi”.
Prokuroria e Pejës më 24 maj 2019 ka ngritur 20 aktakuza ndaj gjithsej 21 personave, të cilët kishin të bënin me dosjen e “veteranëve të rrejshëm”.
Gjatë procesit të gjykimit të këtyre rasteve të veteranëve mashtrues, as prokurorët e as gjykatësit nuk e kanë mbrojtur interesin publik në këto raste, rrjedhimsisht kanë lejuar që të dëmtohet buxheti i Republikës së Kosovës.
“Në një rast, Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar të akuzuarin me 1300 euro dënim me gjobë, derisa ai sipas aktgjykimit të kësaj gjykate, ka përfituar kundërligjshëm pensionin e veteranit në shumë prej 1530 euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Në këtë rast, rezulton se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit në esencë nuk është dënim, por është zvogëlim i përfitimit të kundërligjshëm. Kjo pasi edhe pas këtij dënimi, fitimi i kundërligjshëm tanimë i mbetur tek i pandehuri është 230 euro. Në rastin konkret, i dëmtuar “fund e krye” ka mbetur vetëm Buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Pas publikimit të këtij hulumtimi, si prokurorët ashtu edhe gjykatësit, kanë ndërruar praktikën e ndjekjes dhe gjykimit të këtyre rasteve.
Tanimë edhe prokurorët në aktakuzat e tyre po kërkojnë nga gjykata që veteranët mashtrues, të obligohen që ta kthejnë buxhetin e përfituar në mënyrë të kundërligjshme, dhe në të njëjtën kohë edhe gjykatësit po shqiptojnë dënime plotësuese, duke ua marrë buxhetin e vjedhur.
Lëndët që kanë qenë në kompetencë të Prokurorive Themelore, Elez Blakaj ua kishte dërguar atyre me mijëra dosje për t’i hetuar veteranët mashtrues.
Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuqetaj ka thënë se Prokuroria e Pejës i ka adresuar rekomandimet e raportit të IKD-së mbi trajtimin e rasteve të “veteranëve mashtrues”.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka thënë se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit duhet që të udhëzojë të gjithë prokurorët që në rastet e “veteranëve mashtrues” të kërkojnë edhe shqiptimi i dënimit plotësues për kompensimin e dëmit.
Gjyqtari Ahmet Rexhaj ka thënë se përkundër mungesës së propozimit të prokurores për dënim plotësues, Gjykata është dashur ta obligojë të pandehurin që t’i kthejë mjetet e përfituara në mënyrë të kundërligjshme.
Driton Nocaj nga IKD ka thënë se në një nga rastet e “veteranëve mashtrues”, sistemi i drejtësisë nuk kishte shfrytëzuar mjetet ligjore për mbrojtjen e buxhetit të Republikës së Kosovës. /BetimiPerDrejtesi/
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…