“Për hapat e tjerë politikë do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim”. Kështu ka deklaruar dje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi.
E dita se kur do të informohet qytetarët për hapat e mëtejmë erdhi sot, shkruan IndeksOnline.
Vlora Haxhimemedi nga LVV ka thënë se një aktvendim i tillë i ka hapur rrugë regjimit të vjetër dhe e ka bërë votën të parëndësishme.
“ Aktvendimi hap rrugë për regjim, ku vota e qytetarit bëhet e parëndësishme”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka thënë se s’mund të pritje ndonjë vendim tjetër nga një Gjykatë që gjyqtarët i ka të kapur nga PDK, LDK, AAK e NISMA.
“Cka tjetër mund të prisnim nga një Gjykatë kur gjyqtarët janë të kapur nga PLAN-i e të kërkuar nga Interpoli”, ka potencuar ajo.
Ndërkohë ka njoftuar se si parti do të nisin një peticion online përmes të cilit do të kërkojnë zgjedhje të reja.
“Do të nisim një peticion online. Zgjedhjet janë zgjidhje. Janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi.
Peticioni do të jetë i stërmadh”, tha ajo.