FOTO&VIDEO

Vetëvendosje realizon një video si të votohet në pandemi

Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar dhe publikuar një video me anë të së cilës kanë tentuar të tregojnë si të votohet gjatë pandemisë.

Vetëvendosje gjithashtu ka treguar se kjo video e realizuar nga aktivistët e VV’së, janë frymëzuar nga forma e organizimit të zgjedhjeve në Korenë e Jugut që u mbajtën me 15 prill 2020.

Gjithashtu VV’ja ka treguar edhe hapat se si duhet vepruar për të votuar nëse eventualisht organizohen zgjedhje në Kosovë.

Sic edhe shihet në video, votuesit duhet mbajtur maska dhe distancën rreth 2 metra larg njëri tjetrit gjatë kohës së pritjes në radhe. Gjithashtu, votuesve do t’iu matet temeperatura në hyrje të klasës.

“Hapat janë shumë të thjeshtë se si do të duhet të votohet, madje janë vetëm dy të tillë:

1. Votuesit duhet të kenë maska dhe të qëndrojnë 1.5 metra larg njëri-tjetrit gjatë kohës së pritjes në radhë,

2. Votuesve do të u matet temperatura në hyrje të klasës:

2.1. Nëse temperaturën e ka deri në 37.5 gradë celsius, votuesi mund të votoj në atë klasë me procedura sikur nga e kaluara vetëm me disa masa shtesë të sigurisë,

2.2. Nëse temperaturën e ka më shumë se 37.5 gradë celsius, atëherë votuesi do të ndahet në një klasë tjetër ku i gjithë stafi i KQZ-së do të jetë i pajisur me veshje kundër pandemisë COVID-19. Pas votimit ai/ajo shoqërohet për t’i bërë analizat.

Këtu e 28 vite më parë po mbaheshin zgjedhjet e para në Kosovën e okupuar. Ndonëse nën shtetrrethim nga Serbia e pa institucione, populli i Kosovës arriti t’i organizoj zgjedhjet e para në vend. Tani mundësitë janë edhe më të mëdha dhe se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje”, shkruan Vetëvendosje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

41 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago