VIDEO/ Badigardi i Berishës me makinë prej 100.000 euro, sherr për 200 lekë parkimi! Thyen kasën e pajisje të tjera

Badigardi i Sali Berishës, Ermal Zaimi, ka prishur kasën dhe disa pajisje të tjera të parkimit në sheshin “Skënderbej”.

Nga video e siguruar nga gazeta TemA, shihet se si Zaimi debatin me punonjësin e parkimit, pasi nuk donte të paguante 200 lekë. Ai pretendonte se kishte qendruar më pak dhe nuk donte të paguante.

https://www.facebook.com/gazetatema/videos/1392565570897721/

Përmirësimi i ujësjellës-kanalizime… edhe uji me koncesion?

Në fund, pasi ka paguar paratë, ka thyer kasën dhe është larguar. Vlen të theksohet se Zaimi kishte një Land Rover të 2018-s(prej 100.000 euro), por refuzonte të paguante 200 lekë parkim.

Zaimi është kallëzuar penalisht tashmë për dhunën e tij