Paraditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në zonën e Kombinatit duke takuar qytetarët e zonës dhe biznesin e vogël.
Para se të niste turin e takimeve, kryedemokrati hyri live nga Facebook-u i tij duke theksuar se varfëria është ulur këmbëkryq në çdo cep të kryeqytetit por edhe në qytete të tjera për shkak të qeverisë “Rama”.
Por, duke qenë live ai nuk mund të parashikonte edhe interesin e një qytetari për të dalë bashkë me të në video. Në moment, njëri prej banorëve të zonës i afrohet Bashës nga pas duke qendruar për pak sekonda pas tij ndërkohë që kryedemokrati fliste.
Basha tentoi ta fshehë atë duke lëvizur këndin e filmimit të celularit, moment në të cilin edhe burri kuptoi se kishte ardhur koha që të largohej nga plani