Ish-kryeministri Sali Berisha është filmuar sot gjatë protestës duke u dhënë direktiva protestuesve, me qëllim që ata të sulmojnë selinë e Partisë Demokratike.
Në video duket qartë, kur Berisha i drejtohet me dorë protestuesve që të afrohen më pranë selisë dhe më pas të sulmojnë.
Kujtojmë që sot për disa orë me radhë mbështetës të Sali Berishës organizuan një protestë para selisë së PD, me qëllim marrjen e saj.
Edhe pse Berisha thotë se ajo ishte një protestë paqësore, pamjet tregojnë të kundërtën pasi është dhunuar selia dhe zyrat saj.
Në lidhje me protestën, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa janë kryer të gjithë veprimet procedurale nga ana e prokurorisë.