FOTO&VIDEO

Video brenda xhamisë, Ahmed Kalaja denoncon oficerin e policisë, shantazhoi besimtarët

Video e një personi i cili shpërndante fletëpalosje në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë pak para nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit është publikuar nga imami i xhamisë, Ahmed Kalaja.

Nga të dhënat e siguruara nga A2 CNN, personi identiteti i të cilit ende nuk është mësuar nga policia, shpërndante fletëpalosjet sipas të cilave hidhej pikëpyetje mbi muajin e Ramazanit por edhe me fjalët shpjeguese Bidat, një herezi apo kundërshtim të doktrinës fetare myslimane si jo e saktë.

Video është fiksuar në 25 mars të këtij viti. Kjo ka bërë që vetë drejtuesi i xhamisë Ahmed Kalaja të adresojë problematikën tek komuniteti mysliman shqiptar të cilët denoncuan në polici. Por për një ngjarje të denoncuar në mars policia shkon të interesohet në xhaminë Dine Hoxha 2 muaj më pas. Një efektiv i antiterrorit sipas Kalasë ka kërkuar në mënyrë jo etike dhe me forma presioni që një pjesë e besimtarëve të kësaj xhamie të shkojnë në polici dhe të japin dëshmi lidhur me këtë fakt.

Diçka e tillë sipas Kalasë jo vetëm që është kërkuar në ditën e premte pikërisht në orarin e faljes por sikur mos të mjaftonte kjo nëpërmjet shantazhit dhe fjalëve fyese. Prania e efektivit në xhaminë Dine Hoxha është fiksuar më 25 maj fiks dy muaj pas denoncimit të bërë edhe në organet e policisë.

Vetë Kalaja në postimin në rrjetet sociale ka shpjeguar se efektivi i prezantuar si i drejtorisë së antiterrorit ka arritur deri aty sa të cilësojë disa besimtarë si bashkëpunëtorë në krim, kjo pasi videot në serverin e xhamisë ishin fshirë jo me qëllim, por automatikisht, siç ndodh çdo 20 ditë. Për rastin ka nisur hetimet dhe prokuroria, ndërsa Kalaja ka denoncuar oficerin e policisë për sjellje agresive dhe për gjuhë fyese brenda ambienteve të Xhamisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago