Përmbytjet e pazakonta dhe të befta në Europë kanë sjellë jo pak dëme, në njerëz dhe materiale.
Përpos Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve të Europës Perëndimore, që janë prekur nga stuhitë, edhe Turqia nuk ka shpëtuar pa qenë nën vorbullën e përmbytjeve.
Në një video të publikuar nga mediat turke, shikohet sesi një burrë shpëton për pak nga stuhia.
Ndërsa, shtëpia ku ai dhe të tjerët jetonin, është shkatërruar totalisht.
Nga përmbytjet në Europë, kanë ndërruar jetë deri më tani mbi 190 persona.