FOTO&VIDEO

VIDEO/ Canak përplaset me gazetarin e Vuçiqit, nxjerr flamurin e Katalonjës dhe mbron Kosovën

Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Canak, i cili është i gatshëm që të pranojë pa asnjë problem pavarësinë e Republikës së Kosovës, është përplasur me autorin e një emisioni të mëngjesit në Tv Happy.

Derisa emisioni po shkonte drejtpërdrejt, Canak ka nxjerrë dhe ka valëvitur flamurin e Katalonjës, rajon ky që është duke kërkuar ndër vite pavarësimin nga Spanja.

Një veprim i tillë i Canak ka nxitur reagimin e gazetarit Milomir Maric, i cili ka thënë se Spanja e ka mbështetur gjithmonë Serbinë sa i përket çështjes së Kosovës.

“Mos më shfaq mua propagandë antiserbe, Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë gazetari serb.

Në mediat serbe një gjë e tillë po cilësohet si skandal, meqenëse Canak në mënyrë ironike ka thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë, po aq sa është edhe Holanda”.

Siç shkruan Kurir, Canak përmes një deklarate të tillë e ka pranuar që Kosova në asnjë formë nuk është pjesë e Serbisë.

E pas kësaj deklarate Maric ia ka përmendur politikanit nga Vojvodina, kushtetutën e Serbisë, duke i thënë se po e shkel atë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago