Forca të shumta policie dhe mjetet e rënda të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit rrethuan në orët e para të mëngjesit të sotëm godinën e Teatrit Kombëtar dhe nisën punën për shembjen e tij.
Aktivistë dhe artistë të grupimit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e pritën të shokuar mbërritjen e forcave të policisë, siç dëgjohet dhe në një video të shpërndarë prej tyre.
“Erdhën! Erdhën! E tmerrshme!” Dëgjohet një grua të ulërasë e shokuar.