Ish-senatori amerikan, Bob Doll, ka thënë se vetëm një thirrje telefonike mjafton t’i bëhet, dhe është i gatshëm t’i dalë në ndihmë popullit të Kosovës.
Ai këtë e deklaroi nëpërmjet një video mesazhi në 21 vjetorin e çlirimit nga Serbia.
Kështu, 96 vjeçari, përkundër gjendjes jo të mirë shëndetësore, rikonfimoi se lidhja e tij vazhdon të jetë e veçantë, me vendin, në lirinë e të cilit ka hise edhe vet.
Me deklaratën e republikanit, nuk është befasuar, Hydajet Hyseni, i cili ishte pjesë e disa prej takimeve të amerikanit me delegacionet kosovare, të cilat nisën më 1990, e vazhduan edhe pas çlirimit.
Ky thotë, se edhe atëherë, afërsia e Doll me kosovarët ishte unike.
Kronikë e gazetarit Drin Demiri.