Një aksident i rëndë ndodhi rreth mesditës, në 15:02 në rrugën “Xhanfize Keko” në Porcelan, Tiranë. Dy kalimtarë që ndodheshin në trotuar mbetën të vdekur në vend. Ata janë identifikuar, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe.
Kamerar e sigurisë të kompanisë “Aleat” ka filmuar skenën e aksidentit. Abc News ka arritur të sigurojë këto pamje, ku shihet qartë makina Volkswagen Beetle me targa AA544 SX, me drejtues Etjon Lazrin që futet në parakalim me shpejtësi të lartë, duke përplasur fillimisht mjetin “Golf 6” me targa AA 758 YZ. Nga përplasja e fortë, VW Beetle është spostuar disa metra, duke u përplasur shtyllën e ndriçimit, dhe dy këmbësorë që ndodheshin në trotuar, përpara vijave të bardha. Fatkeqësisht në këtë aksident mbeten të vdekur dy persona të pafajshëm, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe kalimtarë të rastësishëm.
Burimet nga policia thonë se drejtuesi i mjetit Etjon Lazri dyshohet se përpos shpejtësisë ka qenë edhe nën efektin e alkoolit.
Në njoftimin paraprak thuhet se “Rreth orës 15:05, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë firmës “Aleat”, mjeti me targë, është përplasur me mjetin me targë AA 758 YZ, me drejtues shtetasin Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekjen dy këmbësorë, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe.
Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për veprime te mëtejshme, ku Etjon Lazri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…