Pasioni dhe dashuria ndonjëherë të detyrojnë të ndjekësh ‘misione të pamundura’ . E keni menduar ndonjëherë, të punosh 24 orë në ditë, të mos e fitosh asnjë cent?
Kjo është ajo që bën znj.Flora Bujupi. Ajo kujdeset për më shumë se 80 qenë endacak dhe nuk fiton asgjë, përvec buzëqeshjes dhe lumturisë së tyre.
Në një intervistë për Indeksonline, znj.Bujupi tregon se si e ka lënë jetën dhe familjen e saj në Holandë vetëm e vetëm që të kujdeset për qentë e rrugëve.
Qendra strehimore e saj ‘Katër Putrat’, që gjendet në fshatin Grackë e Vogël në Lipjan, përkundër problemeve të pafundme, po vazhdon të funksionoj.
“Strehimoren e financoj kryesisht unë, bashkëshorti im më ndihmon me financa rregullisht. Por kemi përkrahje nga disa njerëz të mirë, që ndihmojnë ndonjëherë me donacione të ndryshme. Fatkeqësisht nuk kemi përkrahje nga komuna, as nga autoritetet qendërore, nuk kemi asnjë lloj përkrahje financiare. Kjo është për të ardhur keq, pasi ne po e kryejmë punën që shteti duhej ta kryente.”, shprehet Bujupi ndër të tjera.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…