VIDEO/ ‘Faleminderi shumë miq’, ministri ukrainas Kuleba përshëndet në shqip nga Tirana

Ministri i jashtëm Igli Hasani po mban një konferencë të përbashkët me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u prit nga ministri Hasani, ndërsa ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit për Ukrainën.

Teksa shprehu mbështetjen për Shqipërinë, Kuleba bëri edhe një gjest të veçantë. Ministri ukrainas përshëndeti në shqip duke shprehur mirënjohjen vendin tonë “Faleminderit të dashur miq!’- tha Kuleba. Ndërsa Hasani iu kthye ‘Slava Ukraina”, tha Kuleba.