LAJME

Pse u vra Edmond Mustafa, a ishte dëshmitar i rrezikshëm për klanin e Skaljarit dhe kush është vrasësi i dyshuar?

Vrasja e 29 vjeçarit Edmond Mustafa në Mal të Zi, ka bërë që policia të hetojë nëse anëtarët e klanit kriminal Skaljar kanë qenë vrasësit e tij, në mënyrë që ta pengojnë atë të dëshmojë para policisë për veprimet kriminale të grupit, për të cilat dyshohet se pjesëmarrës ishte edhe vetë Mustafa deri para pak kohësh.

Mustafa u vra të martën rreth orës 09:00 të mëngjesit në Tivar, dhe për këtë i dyshuar është Dino Ibrahimoviq, 27 vjeçar.

Vrasja e tij u bë derisa Mustafa ishte duke ecur, dorasi iu afrua nga pas dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij me një automatik, dhe më pas u arratis me një skuter elektrik, mirëpo u arrestua brenda një ore, sipas Vijesti.

Mustafa konsiderohej pjesëtar i klanit të Tivarit për gati një dekadë, dhe ky klan udhëhiqëj nga Alan Kozharini tashmë i vdekur, i cili gjatë luftës së klaneve malazeze u bashkua me klanin Skaljar.

Pas vrasjes së Kozharit në verën e vitit 2020, sipas policisë, Mustafa ka ndërruar anë. Kjo mbështetet edhe nga transkriptet e gjetura në aplikacionin “Sky ECC” të policëve që u arrestuan si bashkëpunëtorë me krimin më herët.

Sipas transkriptëve të policëve, të cilët i raportojnë liderit të klanit kavaçkas Radoj Ziver, ata garantojnë se Mustafa do ta akuzonte liderin e Skaljarit, Jovan Vukotiq, për shumë vrasje.

Megjithatë, policia pretendon se të shtënat e djeshme kanë qenë përballje mes anëtarëve të të njëjtit grup kriminal.

Mustafa prej vitesh në rrjetet sociale ka bërë të ditur se e di kush ka porositur dhe kryer 11 vrasje, në të cilat ka pohuar se ka marrë pjesë edhe vetë.

Pasi Mustafa u godit me disa plumba nga Ibrahimoviqi, ndër të parat që vrapoi ishte motra e viktimës, vendi i punës i së cilës ishte pak metra larg nga ku iu vra vëllai.

Falë dëshmitarëve okularë, vrasësi u arrit të identifikohet dhe të arrestohet brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Dino Ibrahimoviq gjithashtu kishte urdhërarrest ndërkombëtar me një shtet me të cilin Mali i Zi s’ka marrëveshje ekstradimi.

Edmond Mustafa ka qenë pjesë e kronikave të zeza për gati një dekadë, dhe është arrestuar disa herë për krime me elemente dhune, zhvatje e armëmbajtje pa leje.

Në bisedat në aplikacionin “Sky ECC”, që u thye nga agjencitë e huaja perëndimore, emri i Mustafës përmendet në bisedat e një nga kokave të krimit në Mal të Zi, Petar Lazoviq, në gusht të vitit 2020.

Dokumenti i policisë thotë pothuajse të njëjtën gjë që Mustafa e postoi më pas në Instagram. Në atë rrjet social, në llogarinë “come_licno_djavo_po_svoje” ka shkruar se ka ditur se kush ka marrë pjesë në vrasjet e Armin Musa Osmanagiq, Andrije Mrdak, Srdan Vlahoviq, Bozhidar Tomasheviq, Zheljko Vukoslavçeviq, Ivan Laban, Sllobodan Saranoviq, Niko Roganoviq, Millosh Shakoviq, Marko Jovanoviq, Marko Sjekloqe dhe Jovan Klisiq.

Prokuroria Speciale e Malit të Zi më herët ka thënë se po merret me pretendimet që kishte bërë Mustafa.

Ndërkohë, dorasi Ibrahimoviq u arrestua disa herë për tentativë vrasje, sjellje të dhunshme, por edhe për akuza se ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal përgjegjës për vrasjen e Shqepan Roganoviq, i cili u vra më 13 shkurt 2020.

Për vrasjen janë përgjegjës Igor Vukotiq, Mili Bajramoviq, Krsto Vujiq, Marko Radoviq, Igor Glavash, Millosh Komar, Slavko Raduloviq, Millosh Gvozdenoviq dhe Dino Ibrahimoviq.

Vukotiq, Bajramoviq dhe Vujiq po gjykohen në mungesë për shkak se janë në arrati. Të gjithë të pandehurit e mohuan fajin e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

8 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

9 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago